Reperi i njohur Unikkatili do të performojë në Mitrovicë më 27 korrik, në stadiumin “Adem Jashari”.

Duket se përveç koncertit, ai ka punuar edhe rreth projekteve të reja muzikore, një prej të cilëve tashmë veç është publikuar.

Bëhet fjalë për këngën “1 dashni”, e cila e shfaq Unikkatilin më romantik dhe me doza melankolike.

Kjo këngë tashmë ka rrjedhur ilegalisht në internet, siç rëndom po ndodh me një pjesë të mirë të projekteve muzikore nga artistët e estradës.

Këngën e re “1 dashni” nga Unikkatili, mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU.