Banja është fshat që gjendet në Malishevë dhe që ka një hapësirë të mirë rekreative, e që është pishina, transmeton Gazeta Metro.
Në Banjë gjendet pishina e cila ka ujë me shumë veti shëruese. Sipas banorëve, uji i kësaj pishine shëron sëmundjet e lëkurës dhe lukthit.

Nga rrjedha e këtij burimi në Banjë, krijohet edhe lumi në ujëvarat e Mirushës, që është atraksion tjetër i veçantë në Malishevë.

Ky burim i pashtershëm bën që Banjën ta vizitojnë qytetarë nga e tërë Kosova e vise tjera shqiptare, si për argëtim edhe për shërim. Kjo pasi që uji është shumë i pastër./gazetametro.net