UEFA do ta inspektoj Wembleyn, ndeshja e Championsit në rrezik

Wembley do të inspektohet nga inspektor të UEFA-s para ndeshjes së Ligës së Kampionëve që Tottenham luan kundër PSV të martën e ardhshme.

Fusha e stadiumit të Kombëtares së Anglisë, ku zhvillojnë ndeshjet edhe “spurs” është dëmtuar shumë gjatë një ndeshje të NFL në mes të Filadelfia Eagles dhe Jacksonville Jaguars të dielën.

Loading...

Pastaj edhe ndeshja e Premierligës në mes të Tottenham dhe Manchester Cityt e ka dëmtuar edhe më shumë terrenin.

Por UEFA do të dërgojë inspektorë në Wembley të hënën për të parë nëse fusha konsiderohet mjaftueshëm e sigurt për të luajtur përpara ndeshjes evropiane të së martës. /IndeksOnline/