Foto arkiv

Me dhjetëra aksidente po ndodhin në rrugën Skenderaj – Vushtrri më konkretisht në fshatin Polac, shkruan portali Drenica Press.

Si pasoj e ngecjeve të punimeve në rrugën magjistrale Skenderaj – Drenas, në fshatin Polac ku lidhet rruga për , sipas raporteve të aksidenteve të Policisë së Kosovës, dhjetëra aksidente kanë ndodhur në këtë udhërkyq brenda këtij viti, përcjellë Drenica Press.

Poashtu Drenica Press ka raportuar në vazhdimësi për vështirësitë e qarkullimit të nxënësve drejtë shkollës, ku mungon trotuari për këmbësorë.

Siç mëson Drenica Press, projekti ka mbetur i papërfunduar shkaku i lidhjes së rrugës Skenderaj – Drenas me rrugën e Vushtrrisë, ku ende Ministria e Infrastrukturës nuk ka marrë vendim për vazhdimin e punimeve/DRENICA PRESS/