Uber mund të bëhet pjesë e tregut gjerman të transportit

Ministri gjerman i Transportit, Andres Scheuer, ka thënë se do të hap tregun për shërbimet e transportit që ofrohen nga Uber dhe kompani të tjera më 2021, raportojnë mediat lokale.

Loading...

Scheuer tha se shërbimet online të taksit mund të ndihmojnë për të ofruar shërbime në zonat rurale

“Mund të krijojmë mundësi të reja, sidomos në zonat rurale dhe për personat në moshë me shërbimet e transportit si Uber”, tha Scheuer. Ai shtoi se kjo është një mundësi shumë e madhe.

Ligji aktual i ndalon vozitësit nga nënshkrimi i kontratave direkte nga individët, duke i rezervuar kështu të drejtën taksistëve të licensuar nga autoritetet lokale.

“Unë jam kundër ndalesave dhe limiteve. Unë jam për incentive. Nuk mund të përjashtojmë një ofrues të shërbimeve”, tha ministri i Transportit.

Gjermania ka pasur treg të vështirë për kompaninë Uber për shkak të rregullave strikte. Nga Uber thonë se shpreosjnë të jenë prezent në qytetet e mëdha gjermane deri më 2020.

Uber ofron shërbime në shumë pjesë të Evropës, në bazë të rregullave të vendit përkatës. /rel/