U tha se e kurdisi konkursin për punësime në Gjermani, kjo është përgjigja e VV-së

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli,  i është përgjigjur akuzave të Milaim Zekës se VV e ka kurdisur konkursin për punë në Gjermani, i cili bëri bujë në media para disa ditësh, pikërisht për shkak të numrit të madh të personave që aplikuan për të në Prizren

Loading...

Deputetja Pacolli ka thënë se kjo është një shpifje dhe se nuk ka asnjë bazë, shkruan GazetaBlic.

Fitore Pacolli, deputete e VV-së

Ajo ka shtuar se VV nuk ka faj që Kosova ka papunësinë më të lartë në Evropë, për këtë fajin e ka Qeveritarët hajna e ministrat mashtrues ka thënë Pacolli

Lexoni të plotë dhe pa ndërhyrje reagimin e saj në rrjetin social facebook.

Dy gjëra shumë shqetësuese desha t’i ndaj me ju miq.

Më e vogla është shpifja që po bëjnë deputetët e pushtetit, kinse Vetëvendosja ka organizuar aktivitetin për punësim të shqiptarëve në Gjermani, për të prishur imazhin e vendit.

Kjo shpifje sigurisht që s’ka asnjë bazë, në Prizren ishte panairi i punës, dhe në intervista te kompanitë private u paraqitën shumë të interesuar.

Kjo është normale në një vend me papunësi mbi 40%. Çka nuk është normale është papunësia e lartë, më e larta në Evropë. Për këtë fajin kryesor e kanë qeveritarët hajna dhe ministrat injorantë. Kjo papunësi e kjo varfëri e prish imazhin e Kosovës. Kjo i detyron të rinj e të vjetër ta shohin emigrimin si zgjidhje të vetme.

Pranojeni, kolegë deputetë të pushtetit e sidomos të PDK-së, fajtorë për mjerimin e Kosovës jeni ju. Pasuria juaj e pajustifikueshme dhe e paarsyetuar është varfëria e popullit. Vjedhjet e padrejtësitë tuaja e shtyjnë popullin drejt mërgatës. Nuk ka prishje më të madhe të imazhit të Kosovës se sa ekzistenca juaj në politikë.

Por, e dyta është më shqetësuese. Kryesuesi i seancës, Xh. Haliti i PDK-së sot nuk i ka hedhur në votim 6 projektligje, sepse nuk e kanë patur mbështetjen e Listës Serbska.

A e dini çka i bjen kjo? Këta po e rrisin pushtetin e Listës Serbska përtej të gjitha kuptimeve kushtetuese e ligjore, përtej çështjeve që kanë nevojë për shumicë të dyfishtë.

Pra, ndërkohë që presidenti i tyre Thaçi në Bjellorusi kundërshton Gjermaninë dhe thellon jaraninë me Vuçiqin, Brnabiqin dhe kërkon takim me Putinin, këtu brenda Xhaviti ia rrit pushtetin Listës Serbska edhe më shumë. Ku po na çon kjo PDK? Nuk mund ta sakrifikojmë krejt Kosovën për ta!