U mbajt takimi i Forumit të Nivelit të Lartë

Sot, u mbajt takimi i Forumit të Nivelit të Lartë, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqesueseve të donatorëve në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua programi i Qeverisë dhe aktivitetet e planifikuara të donatorëve me qëllim të mbështetjes së zbatimit të programit të Qeverisë.
Ministri Çollaku gjatë takimit prezantoi aktivitetet e Ministrisë së Integrimit Evropian, në kuadër të intensifikimit të koordinimit të donatorëve gjatë vitit 2015.
Z. Žbogar gjatë fjalës së tijë nënvizoi që asistenca e BE-së do të mbështetë Programin e Qeverisë dhe në këtë drejtim BE do të mbështetë Kosovën për periudhën 2014-2020, në vlerë prej 645 milion EURO.
Përfaqësuesja e SHBA-ve nënvizoi përkrahjen e SHBA-ve për projektet kyçe të Kosovës, siç janë Projekti i Brezovicës, mbështetja e mëtutjeshme në sektorin e energjisë, etj.