U largua nga Shqipëria pas ngjarjes në ish- Bllok, Gjykata nxjerr urdhër për Elvana Gjatën

Gjykata e Tiranë ka lëshuar një vendim ku i kërkon të gjitha pikave doganore në Shqipëri që të ndalojnë Elvana Gjatën dhe ta sjellin atë për të dëshmuar lidhur me vrasjen e ish-Bllokut.

Loading...

Vendimi i Gjykatës ka ardhur pasi ka përfunduar afati 30 ditor që këngëtarja e njohur të paraqitej vetë për të dhënë deklaratën e saj.

Elvana Gjata u shpall në kërkim policor më 9 tetor, plot 5 ditë pas ngjarjes që ndodhi në lokalin në ish-bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Nga burimet policore mësohet se Elvana Gjata, atë ditë, ka qenë me makinë para lokalit “Monopol” në ish-Bllok për tu takuar me të dashurin e saj, Ervin Mata. Paralel me makinën e saj, ka ndaluar edhe një tjetër mjet, që sipas dëshmive kanë ngacmuar këngëtaren, teksa pranë saj ishte Ervin Mata dhe Merviol Bilo.

Ky epsiod dyshohet se ka qenë shkëndija e përplasjes mes dy grupeve që më pas prodhoi një viktim dhe një të plagosur. Veç personave të përfshirë në konflikt, tashmë të arrestuar, oficerët e policisë kanë marrë në pyetje edhe familjarët e tyre, përfshi prindërit e Elvana Gjatës, por këngëtaren asnjëherë nuk e kanë gjetur.

Po të njëjtat burime saktësuan per Report se në sistemit TIMS figuron qe Elvana Gjata të jetë larguar drejt Vienës nga aeroporti i Rinasit dhe destinacioni I iaj final dyshohet se është Gjermania.

Katër orë pas ngjarjes Gjata është larguar drejt Vienës, ndërsa të shpallur në kërkim përveç saj janë edhe Ervin Mata, i dashuri i saj; Fabiol Alushi dhe komandoja Meviol Bilo, i cili dyshohet se qëlloi viktimën Fabiol Gaxha.

Mbrëmjen e 4 tetorit, në lokalin në Monopol nga përplasja me armë humbi jetën Fabjan Gaxha, ndërsa u plagosën biznesmeni Ervis Martinaj dhe i afërmi i tij Eljo (Esmerald) Hato, të cilët tashmë janë të arrestuar. Në kërkim u shpallën Ervin Mata, i dashuri i Elvana Gjatës, komandoja Mervjol Bilo i cili dyshohet se ka kryer qitjet në drejtim të viktimës dhe dy të plagosurve dhe Fabjol Alushi. Në kërkim vijon të jetë edhe ish-polici Santiago i cili mbrëmjen e 4 tetorit hyn dhe del lirisht nga lokali “Monopol” dhe në kokë mban kapele.

Ndërkohë që sot Gjykata e Tiranës ka vendosur masën detyrim paraqitje për Ajaks Boshnjakun i cili u vetëdorëzua në polici pasditen e të dielës, pasi ishte shpallur në kërkim për këtë ngjarje.