Ka ardhur edhe kërkesa e parë për Jose Mourinhon.

Pas një pjese të parë të sezonit aspak të kënaqshme, duke mbetur shtatë pikë larg liderëve të Portos, Benfica gjatë kësaj jave ka marrë vendim për largimin e Rui Victoria, pas tre vite e gjysmë bashkëpunim.

Sipas ‘Record’, Benfica i ka ofruar Jose Mourinhos një kontratë deri në fund të sezonit.

‘Benfica mund t’i ofrojë Jose Mourinho një mundësi për të rindërtuar reputacionin e tij në një mjedis më pak sfidues’, shkruan Record, për të komentuar pastaj se kthimi i tij në Portugali është disi iluzion.

Jose Mourinho karrierën si trajner e kishte filluar pikërisht te Benfica në shtator të vitit 2000, për t’u shkarkuar pas 11 ndeshjeve shkaku i problemeve me drejtuesit e klubit.

Ai pastaj vazhdoi karrierën në Leiria, Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid, Chelsea dhe së fundi Manchester United.