Policia ka bërë të mundur identifikimin e gruas e cila u gjet e mbytur paraditen e sotme në bregdetin e Durrësit.

Identifikimi i trupit të pajetë u bë nga familjarët e saj.

Ata thanë për Policinë se e afërmja e tyre vuante nga skleroza dhe ky mund të jetë një nga dyshimet që çuan në aktin fatal të 81 vjeçares të identifikuar me inicialet H.T

Njoftimi i policisë: Durrës

Identifikohet shtetasja  e gjetur ditën e sotme në lagjen Nr.13 ,Durrës, e cila ishte mbytur në det.

Identifikimi është bërë  nga familjarët e saj, të cilët janë njoftuar nëpërmjet medias pas njoftimit të dhënë nga Policia.

Trupi i pa jetë i përket   shtetases H.T., 81 vjeçe ,banuese në lagjen Nr.17 /1 ,Durrës, e cila vuante nga skleroza dhe  ishte larguar nga banesa mëngjesin e sotëm.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falenderon mediat për bashkëpunimin.