U eleminua nga Ajax, ja çfarë thotë Allegri pas ndeshjes

Juventus u mposht mbrëmë në Torino nga Ajax me rezultatin 1-2 duke u eleminuar nga Uefa Champions League. Edhe shënuan tëe parët me Roanldon, ekipi italin ishte i pafuqishëm përballë talenteve të Ajax të cilët i mahnitën të gjithë me lojën e bërë.

Pas ndeshjes i dëshpëruar ka folur edhe trajneri i Juventus Allegri ku ka përgëzuar Ajax-in për lojën e bërë.

“Ajaxi e meritoi plotësisht kualifikimin në gjysmëfinale”, ka deklaruar Allegri për Sky pas ndeshjes.

“Luajtëm mirë në pjesën e parë, përpos disa gabimeve nga nxitimi kur  rifitonim posedimin e topit. Futbolli është i pamëshirshëm, sepse pëson një gol dhe më pas shtohet frika. Ne u vumë në presion në pjesën e dytë kur duhej të kishim treguar një tjetër karakter loje.”

Zonja e Vjetër humbi 2-1 përpara tifozerisë së saj duke u eliminuae  me rezultat të përgjithshëm prej 3-2 pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë  Amsterdam.