Twitter kërkesë përdoruesve: Ndryshoni fjalëkalimin

Kompania Twitter i ka kërkuar të gjithë përdoruesve të saj që të ndryshojnë fjalëkalimin për shkak të një defekti. Kompania thekson se nuk ka pasur asnjë shenjë që tregon se fjalëkalimet mund të jenë vjedhur.

Loading...

Twitter fton 330 milionë përdorues të saj për të ndryshuar fjalëkalimin e tyre. Një kërkesë që fillon nga fakti se fjalëkalimi tregohet plotësisht në sistemet e brendshme ku mbahen të gjitha fjalët kyçe.

“Nuk ka shenja se fjalëkalimet janë vjedhur. Problemi është zgjidhur”, thotë Twitter.

“Kur zgjidhni një fjalëkalim për llogarinë tuaj në Twitter, ne përdorim një teknologji që e maskon atë në mënyrë që askush në kompani të mos e shohë atë”, thotë Twitter në një shënim.

Së fundi kemi identifikuar një problem për të cilin shfaqen plotësisht fjalëkalimet në sistemet e brendshme. Ne kemi zgjidhur problemin dhe nuk ka shenja të vjedhjes apo keqpërdorimit të fjalëkalimeve.

“Me shumë kujdes, ne kërkojmë nga ju që të konsideroni ndryshimin e fjalëkalimit në të gjitha shërbimet për të cilat keni përdorur llogarinë tuaj”, shton Twitter.

Ndërkohë, për këtë kompania ndërkombëtare ka humbur 1% në bursë, duke dhënë alarmin se humbjet për të mund të thellohen./abcnews.al