Turqia synon të jetë organizator i kampionatit evropian të futbollit EURO 2024

Turqia shpreson të jetë organizatore e Kampionatit Evropian të Futbollit UEFA 2024 për herë të parë pas katër aplikimeve të njëpasnjëshme, shkruan Anadolu Agency (AA).

Loading...

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të takohet në Nyon, Zvicër, më 27 shtator për të zgjedhur nikoqirin e EURO 2024 nga dy kandidatët aplikues, Turqia dhe Gjermania.

“Ne shpresojmë të organizojmë EURO 2024”, tha presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë Yıldırım Demirören.

Demirören gjithashtu theksoi vendndodhjen strategjike të Turqisë që lidh kontinentet dhe të rinjtë, së bashku me sistemin e saj modern të transportit, stadiumet dhe investimet sportive.

UEFA konfirmoi gjithashtu se Federata Turke e Futbollit ka investuar shumë resurse në aplikimin e saj për të organizuar turneun.

Si pjesë e aplikimit, Ministria Turke e Kulturës dhe Turizmit do të promovojë destinacionet kyçe turistike të Turqisë, duke përfshirë Stambollin dhe Antalyan.

“Shumë stadiume të reja janë ndërtuar në Turqi, ndërsa stadiumet në Gjermani janë të vjetra”, tha Ministria e Rinisë dhe Sporteve në një deklaratë, duke shtuar se vendi është “i përgatitur mirë”.

Gjermania e ka organizuar turneun më herët, por nëse Turqia do ta fitojë të drejtën kësaj radhe, futbolli evropian do të shtrihet përtej Evropës, tha Federata Turke e Futbollit.

Po ashtu, finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-s në vitin 2020 do të luhet në stadiumin olimpik Ataturk në Stamboll.

– Motoja e Turqisë për EURO 2024: “Të ndajmë së bashku”

Motoja e Turqisë për UEFA EURO 2024 është “të ndajmë së bashku” e cila synon t’i afrojë njerëzit më shumë me pasionin e tyre për futbollin, tha autoriteti i futbollit në Turqi.

Faqja zyrtare www.euro2024adayiturkiye.com është lançuar në gjuhën angleze dhe turke në përpjekje për të ndarë të gjitha detajet rreth kandidaturës me komunitetet evropiane dhe turke. Faqja e internetit gjithashtu promovon qytetet potenciale në Turqi për turneun.

Dosja e kandidaturës së Turqisë për Kampionatin Evropian të Futbollit 2024 përmban dhjetë stadiume në nëntë qytete.

Këto qytete dhe stadiume janë: Stadiumi Olimpik Ataturk dhe Kompleksi Sportiv Ali Sami Yen-Stadiumi Turk Telekom në Stamboll; Stadiumi i Bashkisë Metropolitane në Bursa; Stadiumi i Antalyas; Stadiumi i Ri në Eskişehir; Stadiumi i Gaziantepit; Stadiumi i Bashkisë Metropolitane në Konya; Kompleksi Sportiv Şenol Güneş në Trabzon; Stadiumi i Ri në Kocaeli; dhe Stadiumi i Ri në Ankara.

Federate për herët të parë dorëzoi një deklaratë interesi për të organizuar kampionation EURO 2024 në mars të vitit 2017.