Turqia e Bjellorusia trashin bashkëpunimin tregtar

Turqia dhe Bjellorusia kanë kapacitet për të arritur nivelin e synuar të shkëmbimit tregtar prej 1,5 miliardë dollarësh, deklaroi sot presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Duke folur gjatë një konference të përbashkët për media me homologun e tij nga Bjellorusia, Alexander Lukashenko, të mbajtur pas takimit dypalësh, Erdogan tha se “niveli i synuar i shkëmbimit tonë tregtar tani është 1,5 miliardë dollarë. Ne kemi mjetet për të arritur këtë dhe i inkurajojmë investitorët”.

Ai më tej theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve bazohen në respekt të ndërsjellë, duke shtuar se Turqia ka qenë shteti i parë që e ka njohur Bjellorusinë.

Lukashenko ndodhej sot për një vizitë zyrtare në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.