Stinori pranveror i futbollit kosovar do të hapet të shtunën me ndeshjen e parë çerekfinale të DigitAlb Kupës ndërmjet Ferizajt dhe Feronikelit.

Bazuar në ecurinë, përgatitjet dhe fondin e futbollistëve, Feronikeli llogaritet favorit, por përparësia e Ferizajt është terreni.

Madje, për këtë duel janë mobilizuar edhe tifozët, ‘Ujqit’ të cilët pritet ta përkrahin ekipin e tyre në mënyrë masive.

Gjithsesi, kjo sfidë pritet të jetë interesante. Ajo nis prej orës 13:00.

Fotografia e KF Ferizaj