Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vrasjen e djeshme në fshatin Qifllak të Rahovecit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ishte gjetur nga vëllau i tij.

Plaga e viktimës dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se në oborrin e shtëpisë ka gjetur pa shenja jete vëllain e tij viktimën mashkull K-Shqiptar me një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ndërkohë nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar në lidhje me këtë rast.