Trump thotë se do e rrihte Putinin në një ndeshje boksi

Donald Trump deklaroi se do të mund te fitonte në një duel me Vladimir Putinin i cili ka shiritin e zi në xhudo.
Duke folur para mbështetësve të tij në Minnesota, Trump iu përgjigj kritikuesve të tij për takimin me Putin në Helsinki qershorin e këtij viti.

‘Ata duan që unë të boksojë me të”, tha Trump.

“Dhe unë mendoj se do të dilja shumë mirë”, vazhdoi ai.

Në fakt, përveç dëshirës së tij për golf, Trump nuk njihet si sportist.

CNN shkoi aq larg sa tha se ‘Trump si shumica e amerikanëve është mbipeshë dhe jo i stërvitur”.

Kjo nuk është hera e parë që Trump i referohet boksit kur flet për homologun rus.

Një gjë të tillë e kishte përmendur edhe pas takimit në Finlandë.