Trump pajtohet me Bush, ia shtrinë dorën dhe i shpreh ngushëllime

Presidenti amerikan, Donald Trump, së bashku me zonjën e parë, Melania Trump, ka vizituar familjen Bush.

Loading...

Kamerat kanë kapur takimin e Trumpit dhe bashkëshortes, Melania, me ish-presidentin George ë. Bush dhe bashkëshorten e tij, Laura Bush, shkruan gazetametro.net

Pamjet tregojnë Donald Trump duke shtrënguar duart me ish-presidentin Bush dhe zonjën e parë, Melania dhe Laura Bush duke u përshëndetur me nga një puthje në faqe.

Ndryshe, raporte në mes të Trump dhe Bushëve nuk kanë qenë aq të mira. Trump e kishte sulmuar Bush’in e ri duke e quajtur presidentin më të keq në historinë amerikane. /gazetametro.net