Tri këshilla të shpejta për të mbrojtur prostatën

1. Qëndrimi ulur në të ftohtë për kohë të gjatë. Asgjë tjetër nuk e dëmton prostatën më shumë sesa qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, temperaturat e ulëta dhe konsumi i lartë i alkoolit. Kështu nuk rritet vetëm rreziku për një infeksion të traktit urinar dhe për Prostatë, por edhe për bllokim të plotë të urinimit (anuri). Ngrohtësia, p. sh. një banjë me kamomil, përkundrazi është shumë qetësuese.

Loading...

2. Të shtysh për më vonë nevojën për urinim. Kush e shtyn për më vonë nevojën për urinim tendos dhe irriton fshikëzën e urinës. Edhe ky gabim rrit rrezikun për një bllokim të plotë urinimi. Më mirë: Shkoni rregullisht në tualet dhe zbrazeni plotësisht fshikëzën e urinës.

3. Vizita e vonuar tek mjeku. Studime tregojnë se përafërsisht një në tre burra me shqetësime prostate trajtohet nga mjeku. Sa më herët të fillojë një terapi, aq më të mëdha janë shanset për të qetësuar shqetësimet dhe të shtyhet një operacion i mundshëm. Në rast se keni dhimbje në pjesën e fundit të barkut apo në vendndodhjen e veshkave duhet të konsultoheni menjëherë tek mjeku.