Finalja e madhe e DigitAlb Kupës ndërmjet Trepçës ’89 dhe Feronikelit u zhvillua mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

I pranishëm në këtë ndeshje ishte edhe legjenda e Kombëtare së Shqipërisë, Lorik Cana.

Ish-kapiteni kuqezi e ka postuar një foto në rrjetin social Facebook nga stadiumi.

Feronikeli e fitoi duelin me rezultat 5:1.

Ndërsa, Trepça ’89 pas një jave luan në barazh me Vëllaznimin, klub që menaxhohet nga babai i Lorikut, Agimi.