Tregu i telefonave: prinë Apple

Ndonëse Samsung ishte liderë në tregun global të telefonave të mençur, tremujori i fundit i vitit të kaluar doli të jetë jo i mirë për kompaninë Samsung.
Lansimi i iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus bëri që lideri në tregun e telefonave të mençur të kalojnë nga Samsung-u te Apple. Gjatë tremujorit të fundit të vitit, Apple shiti 74.8 milion pajisje, ndërsa Samsung 73 milion duke u renditë kështu ne vend të dytë.
Këto të dhëna u përpiluan nga firma hulumtuese Gartner, po ashtu edhe hulumtime të tjera rezultojnë pothuajse të njëjta.
Kompani të tjera të cilat ndodhen në top pesëshe për tremujorin e katërt të vitit janë: Lenovo- Motorola në vend të tretë me 6.6 % të tregut, Hauwei në vend të katërt dhe Xiaomi në vend të pestë.
Ndërsa gjatë tërë vitit 2014 liderë në tregun e telefonave ishte Samsung me 307.5 milion telefona të mençur të shitur, Apple me 191.4 telefona të shitur, më pas vijë edhe Lenovo, Hauwei dhe LG.