Tre deri në pesë filxhanë kafe në ditë reduktojnë sulmet në zemër

Një studim i zhvilluar tek 25 mijë gra dhe burra të moshës së mesme, arriti në përfundimin se ata që pinë pak ose shumë kafe kanë rrezik që t’u bllokohen arteriet koronare, duke shkaktuar sëmundje në zemër. Debatet për efektin e konsumimit të kafes për shëndetin e zemrës kanë qenë të shumta dhe konkluzioni nuk ka qenë asnjëherë i njëjtë. Njëherë thuhej se kafja rrit rrezikun e sëmundjeve në zemër, duke rritur presionin e gjakut dhe kolesterolin. Por një meta-analizë me 365 studime e kohëve të fundit sugjeron se konsumimi i kafes në mënyrë të moderuar mund të mbrojë zemrën. Hulumtimi i ri i publikuar në të përditshmen online “Heart” na këshillon se 3 deri në 5 filxhanë në ditë është sasia optimale për të konsumuar. Studimi ndërkombëtar, i udhëhequr nga Spitali Kangbuk Samsung në Seul, përfshiu mijëra pacientë që kishin prezencë të kalciumit në arterien koronare, një tregues i hershëm i arterieve të bllokuara, që mund të shtrëngojë dhe ngushtojë arteriet, duke çuar kështu në atak në zemër. Një grup  njerëzish rreth të 40-ave, që nuk kishin pasur probleme me zemrën, iu bënë pyetje të detajuara për mënyrën e të ushqyerit të tyre. Ata që konsumonin 3-5 filxhanë në ditë kishin sasi të pakët të kalciumit në arterien koronare, që më pas ndiqeshin nga ata që pinin 1-3 filxhanë në ditë. Ndërkohë ata që konsumonin më pak se 1 filxhan, dhe ata që konsumonin 5 filxhanë, kishin sasi të mëdha të kalciumit, zbuloi studimi. Konsumimi i kafes është i lidhur edhe me përmirësimin e insulinës, dhe reduktimin e rrezikut nga diabeti i tipit 2.