Trajneri i Furyt “godet” ashpër gjyqtarët pas ndeshjes

Ben Davidson, trajneri i Tayson Fury beson se boksieri i tij e meritoi fitoren në këtë ballafaqim.

Loading...

Wilder dhe Fury u ndan në barazim në duelin e shumëpritur të peshave të rënda.

Vendimi u mor nga gjyqtarët të cilët vendosën që barazimi ishte rezultati real, shkruan GazetaBlic.

Një nga gjyqtarët ka dhënë rezultatin 115-111 në favor të Wilder, tjetri 114-110 në favor të Fury dhe i treti në barazim, 113-113.

Kjo sfidë u zhvillua në “Staples” para 21 mijë tifozëve. Fury zhvilloi një ndeshje më të mirë, por u rrëzua dy herë nga Wilder në raundin nëntë dhe 12 gjë që i kushtoi atij.

”Ata ia morën nga duart fitoren një njeriu të madh që luftoi dhe bëri rikthimin më të madh në histori të boksit. Duhet të jeni njeri i sëmurë që ta bëni këtë”, përfundoi Davidson./GazetaBlic/