Trajneri Challandes shpreson që Kosova të jetë në grup me Shqipërinë

Te Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nuk kanë bërë ndonjë analizë dhe as nuk do të bëjnë para hedhjes së shortit për eliminatoret e “Euro 2020”, të dielën në Dublin të Irlandës.

Loading...

Por dëshira e drejtuesve të përfaqësueses është që të bien në një grup me Shqipërinë, ku barrën kryesore e bartin lojtarët shqiptarë nga Kosova dhe Zvicra, ku yjetë kryesorë janë po ashtu shqiptarët, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo është dëshira e seleksionuesit të Kosovës, Bernard Challandes, që është zviceran, por edhe e ndihmësit të tij, Muharrem Sahiti.

Ata të dy, bashkë me zyrtarë të tjerë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ndodhen në Dublin, në pritje të hedhjes së shortit për eliminatoret e para për Evropian.

Derisa shumëkush beson se një përballje Kosovë – Shqipëri do të nxiste ndarje e përçarje të tifozërisë shqiptare, Challandes ka dëshirë të vijë deri te kjo përballje. Kur e thotë këtë ai ka mendjen vetëm te ana sportive.

Ai do të dëshironte edhe Zvicrën në grup, për shkak të shqiptarëve që luajnë aty, por edhe për shkak se vjen nga ky vend, mirëpo do të donte të evitonte Gjermaninë nga vazoja e dytë.