Tragjike, gruaja nga Kosova vdes në llixha në Elbasan, rëndë burri

Burrë e grua kishin shkuar nga Kosova për në Elbasan, për të shkuar në llixha. Por udhëtimi i tyre është kthyer në një tragjedi.

Loading...

Gruaja 60-vjeçare është dërguar e vdekur në spitalin e Elbasanit. Ajo ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta, për të cilat policia ka nisur hetimet. Ndërkohë, edhe bashkëshorti i saj, pas vizitës në llixha është ndjerë keq, dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin e Elbasanit.

Policia thotë se ngjarja e rëndë është shënuar në orën 03:30 të mëngjesit, kur gruaja është dërguar e pajetë nga hoteli ku ishin akomoduar, për në spital. Burri 70-vjeç me inicialet J.I dhe gruaja E.I 60 vjeç, me banim në Plloshan të Kosovës, kishin ardhur për të bërë banja termale në Llixha Tregan Elbasan dhe ishin akomoduar në një hotel.

Policia thotë se nga kqyrja e kryer nga mjeku ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.