Tragjik fati i 25-vjeçares korçare që fitoi Lotarinë Amerikane

Një vajzë shqiptare, vetëm 25 vjeçe, humbi jetën në një aksident tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Amerikë, në në Livonia, Westland.

Klivja Çaçi, me origjinë nga qyteti i Korçës, jetontee vetme në Amerikë pasi dy vite më parë kishte dalë fituese e Lotarisë Amerikane.

Loading...

Ajo po udhëtonte me makinën e saj tip ‘Chevrolet’ por një tentativë e saj për të kaluar në anën tjetër të rrugës i ka kushtuar jetën, pasi ajo humbi kontrollin e automjetit.

Trupi i të ndjerës ndodhet ende në SHBA, pasi nevojitet një shumë e konsiderueshme parash për dërgimin në Shqipëri. Në internet ka nisur një fushatë për mbledhjen e shumës së parave të nevojshme.

Familjarët e së resë kanë bërë një apel për ndihmë, për të sjellë trupin e vajzës së tyre në atdhe.