Lajmi i Fundit nga Drenica Press
Informohu shpejtë, drejtë dhe saktë

Një 56 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të pësuara nga shembja e dheut në fshatin Kopiliq i Epërm të Skenderajt.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 15:30 të datës 10 qershor 2019, në kohën kur viktima dhe disa punëtorë të tjerë ndodheshin duke kryer punime në rregullimin e një kanali, ku si pasojë e shembjes së dheut viktima ka mbetur i zënë nga dheu, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe një punëtor tjetër.

Në vendin e ngjarjes në përpjekje për shpëtim të viktimës janë angazhuar të gjithë mekanizmat përkatës të shërbimeve emergjente, ndërsa rreth orës 17:00 nga dheu është nxjerrë trupi i pajetë i viktimës Q. B., 56 vjeçar.

Veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes janë duke u zhvilluar nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, kurse rasti është iniciuar dhe po hetohet si ’asgjësim, dëmtim, heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës’./Drenicapress

 

No tags for this post.