Tragjedia e vajzës që lindi fëmijën e vëllait të saj

Një vajzë që lindi në moshën 12-vjeçare, pasi u përdhunua nga vëllai, i ka kërkuar falje fëmijës së saj, pasi ajo është marrë në përkujdesje nga autoritetet sociale.

Loading...

Tressa Middleton, tani 21 vjeç, tha se pas lindjes së vajzës së saj Annie, ajo ra pre e drogës dhe alkoolit, por tashmë e ka rimarrë veten sërish.

“Unë vetëm shpresoj që një ditë ajo të më falë. Unë shpresoj që ajo të mos më fajësojë mua, që nuk tregova se çfarë më ka ndodhur, si më ka ndodhur dhe shkova piva duke lojtur mendsh”, tha gruaja me lot në sy.

Ishte viti 2005 kur Middelton u përdhunua nga vëllai i saj 16-vjeçar në një vend ndërtimi, ku ata kishin shkuar për të luajtur me biçikletat e tyre.

“Në një minutë ai ishte absolutisht mirë pastaj çdo gjë ndryshoi”, tha ajo.

Pastaj trupi i saj filloi të ndryshonte, barku filloi t’i rritej dhe një mike e mamasë e këshilloi atë që të bënte një test shtatzënie. Kur testi doli pozitiv, Middleton tha se ajo nuk e kishte menduar kurrë një abort pasi nuk besonte në të.

E vërteta mbi fëmijën e Middleton përfundimisht doli në dritë, dhe vëllai i saj u burgos për katër vjet në vitin 2009, pasi testet e ADN-së provuan se ai ishte babai.