Tollovi e madhe në Prizren për dy mijë vende pune në aeroportin e Hamburgut

Niveli i lartë i papunësisë në Kosovë ka bërë që shumë qytetarë të shikojnë mundësinë që të punësohen jashtë vendit.

Loading...

Se interesimi i qytetarëve për të punuar jashtë Kosovës është i lartë e dëshmojnë edhe këto pamje të publikuara.

Kompania gjermane ‘OBM Aviation’  ka shpallur konkurs për punësim në aeroportin e Hamburgut.

Siç shihet në këto pamje, shumë qytetarë janë mbledhur për të dorëzuar aplikacionet për këtë punë.

Sipas një njoftimi të publikuar më parë nga B.S. B Aviation thuhet se janë 2 mijë vende pune për aplikuesit nga Kosova./Indeksonline/