Toleranca fetare mes shqiptarëve – video e re nga NasDaily bëhet virale në Facebook

Nas Daily duket se nuk është mjaftuar me tre videot e mëparshme të bëra për shqiptarët, ku ka treguar pjesë të veçanta dhe karakteristike tonat, përfshirë atë për një burrneshë, traditën e kafes etj.

Loading...

Këtë herë radhën e ka bashkëjetesa fetare në Shqipëri, e cila i ka bërë përshtypje dhe i ka rënë në sy Nasit.

Ai tregon se në vendin tonë lidhja mes Zotit dhe individit është diçka personale dhe që nuk ka pikën e rëndësisë se kujt besimi fetar i përket, për të qenë pjesë e shoqërisë.

Videoja është përhapur me shpejtësi dhe të shumtë kanë qenë ata që komentojnë e komplimentojnë shqiptarët për këtë liri dhe bashkëjetesë të besimit fetar.