Toka “gëlltit” dy gra, po ecnin duke biseduar |Video

Një ngjarje e rëndë është kapur nga kamerat në një rrugë të qytetit turk, Dijarbakir.

Loading...

Mjekja dhe infermierja, pasi mbaruan punën po shkonin bashkë në shtëpi.

Duke ecur dhe shkëmbyer biseda me njëra-tjetrën, asfalti u ca dhe i përpiu të dyja në thellësi.

Ato u “gëlltën” nga humnera e betonit dhe u mbuluan me pluhur dhe mbeturina, duke rënë rreth tre metra poshtë.

Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në median turke.

Të dy gratë u dërguan në një spital aty pranë, dhe fatmirësisht kanë vetëm plagë të lehta. Për ratin në fjalë është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

Toka “gëlltit” dy gra, po ecnin duke biseduar on Vidnews.