Në Kinë ekziston një luginë e quajtuar Dongchuan, e cila ka një pamje jashtëzakonisht të bukur, dhe për një kohë të gjatë është mbajtur e fshuhur nga disa fotografë që e kishin vizituar.

Kjo luginë me një peizazh të mahnitshëm, që ndryshe njihet edhe si ‘Toka e kuqe’ me qëllim u fsheh për një kohë nga fotografët që e kishin vizituar, vetëm që ata të kishin privilegjin të fotografonin këtë lokacion të jashtëzakonshëm, trasnmeton Gazeta Metro.

Toka e kuqe është e plleshme, prandaj fermerët këtu mbjellin perimet e tyre, të cilat, në kombinim me bazamentin ku mbillen, krijojnë nunaca spektakolare të ngjyrave, që tërheqin fotografët nga të gjitha anët e botës.

Për shkak të klimës së ngrohtë dhe lagështisë, me kalimin e kohës, elementet e hekurit që gjenden nën tokë kanë oksiduar dhe, pas disa shekujsh, kanë marrë ngjyrë të kuqe.

Dheu i kuq në këtë zonë mbulon mijëra metra katorë sipërfaqe, ndërsa konsiderohet si diçka unikate në Kinë (një zonë tjetër e tillë me tokë të kuqe, e njohur botërisht, është ajo në Rio de Janeiro, në Brazil).

Dongchuan njihet edhe si kryeqyteti i bakrit./gazetametro.net