Tmerr në Korçë, 32-vjeçari i vë flakën mamasë së tij

Një 32 vjeçar nga Korça ka tentuar të djegë nënën e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, duke i hedhur benzinë në trup.

Emiljan Tushini, 32 vjeç, banues në Korçë i dënuar më parë për veprat penale: “Vjedhje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, është arrestuar në flagrancë nga policia.

Arrestimi i tij u bë në lagjen nr 8 në Korçë, në banesë.
Dyshohet se 32-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta me nënën e tij shtetasen M.T, 52 vjeç, i ka hedhur kësaj të fundit lëndë djegëse (benzinë) në trup dhe më pas i ka vënë flakën.

Për pasojë shtetasja M.T, ka pësuar djegie trupore dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Emiljan Tushini, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por është kapur më vonë nga Policia. /albeu.com/

Lexo tjetër  Dje ndërroi jetë, zbardhet intervista e rrallë e motrës së Berishës: Si e rrita Saliun…