Legjenda urbane thotë se Stalini disa herë ka dërguar vrasës për ta likuiduar Titon.

Pastaj, sipas këtij tregimi, Tito ka dërguar një telegram në Moskë dhe ka shkruar përafërsisht kësisoj:

“Pusho të më dërgosh vrasës për të më likuiduar. Nëse këtë nuk e bën, do ta dërgoj vetëm një në Moskë. Dhe nuk do të më duhet edhe një tjetër.”

Kurrë nuk është konfirmuar kjo legjendë urbane për kryetarin e Jugosllavisë së dikurshme socialiste, ndonëse mediet botërore, si “Business Insider” kanë shkruar për 20 tentime të KGB-së për ta vrarë Titon. Sipas kësaj gazete, rusët kanë provuar ta vrasin nëpërmjet murtajës në sprej, i kanë dërguar kuti e cila lëshon gaz helmues po të hapet. Kanë provuar ta vrasin edhe 20 herë, por Tito e ka penguar çdo plan të Stalinit.

Thuhet se në arkivat e CIA-s nuk ekzistojnë shënimet për këto 20 tentime vrasjeje, por ka informacione se kjo është tentuar gjithsej tri herë. Dokumenti i parë ka të bëjë me 4 tetorin e vitit 1948. Informata i është dërguar qendrës dy ditë më vonë.

“Rreth 4 tetorit është provuar vrasja e mareshalit Tito nga pjesëtarë të përcjellje së tij elitare, në Bled…”