Kryqyteti i shqiptarëve Tirana, në vegjilje të ditës së dashuruarve të 14 shkurtit, është mbuluar nga dhjetëra zemra të kuqe, të cilat janë vendosur në një nga hyrjet e godinës, duke përcjellë një atmosferë festive për qytetarët.

Kjo ka tërhequr interesin e qytetarëve të shumtë, të të gjitha moshave, të cilët e kanë kthyer atë në një vend ideal për të patur foto si kujtim për këtë ditë.

Por kryeqyteti i dytë shqiptarë, Prishtina nuk duket se ka ndonjë iniciativë për të zbukuruar qoftë edhe më një gjë të vogël për këtë festë, por jo vetëm për 14 shkurtin.

Por një datë më e veçantë për Kosovën, është 17 shkurti, pasi këtë viti pritet të festohet 11 vjetori i shpalljesë së pavarësisë, e Komuna e Prishtinës deri më tani nuk ka pregatitur asnjë gjë as në nderë të kësaj feste kaq të rëndësishme për qytetarët.

Prishtinasëve nuk ju ka mbetur gjë tjetër vetëm të vazhdojnë talljen me kungjat e Shpend Ahmetit.

Syri.net Kosova ua sjell disa foto nga Bashkia e Tiranës e zbukuruar me zemra./AZH