Edhe pse me rezultat humbës, Kosova me performancën e saj dhe me atmosferën në shkallët e stadiumit sic duket ka fituar simpatinë e anglezëve.

Një numër i madh i tyre kanë reaguar përmes rrjetit social Tëitter, duke shprehur habinë me përkrahjen e madhe të “Dardanëve” për Kosovën, madje edhe në ato raste kur rezultati ishte 5:1.

“Duhet të them se tifozët e Kosovës ishin të mrekullueshëm. Shumë të zhurmshëm gjatë gjithë ndeshjes saqë mendojë se ata fituan kur përfundoi loja. Nuk do të kemi tifozë mysafirë në St. Mary’s për një kohë të gjatë pas kësaj”, shkroi Rob Price.

“Pak fjalë për tifozët e Kosovës – ndër mbështetësit më të mirë, nëse jo më të mirët, që i kam parë në një ndeshje futbolli. Të mrekullueshëm”, shkroi Dan Burnham.

“Nuk them shpeshherë gjëra për kundërshtarët, por mes guximit të qartë, Kosova e bëri veten krenare sonte. Këta tifozë ishin të shkëlqyeshëm për 90 minuta (tifozët më të mirë mysafirë që i kam parë ndonjëherë) dhe ishim dëshmitarë të një ndeshjeje të çmendur futbolli”, shkroi Harry ëaldron.

“Çfarë zhurme nga tifozët e Kosovës sonte. Ndeshje e mrekullueshme për ta shikuar, Anglia në fazën e sulmit është diçka krejt tjetër”, shkroi Alex Burroës.