Më thuaj si e mbledh grushtin të të them çfarë personaliteti ke

Mbase s’e keni ditur, por mënyra sesi ju bëni dorën grusht, tregon për personalitetin tuaj. Dritare.net do ju tregojë disa gjëra interesante, por përpara mblidheni dorën grusht dhe shikoni si e bëni.

Kemi tre forma grushtet, A, B dhe C

Loading...

Forma A

Nëse e bëni si në foton A, tregon që ju jeni njeri i butë në shpirt, sepse siç duket në foto gishtin e madh e keni vendosur mbi 4 gishtat e tjerë. Njerëzit që bëjnë kështu grushtin janë emocionalë dhe kanë nivel të lartë ndjeshmërie.  Nëse ju bëni grushtin kështu do të thotë se ju jetoni duke marrë parasysh dhe jetën e të tjerëve.  Gjithashtu ju jeni kreativë dhe të përpiktë.

Forma B

Nëse e bëni grushtin si në foton B, jeni të talentuar dhe të sigurt në vetvete.  Gjithashtu bërja e grushtit në këtë formë tregon se jeni të dashur, por shumë impulsivë. Ju nuk arrini të kontrolloni veten tuaj dhe gjithçka ndjeni e shprehni. Gjithashtu, juve nuk ju mungon asnjëherë motivimi dhe jeni ambiciozë. Qëllimet që i vendosni vetes, i arrini gjithmonë.

Forma C

Nëse e bëni grushtin si në foton C, duke mbuluar gishtin e madh me katër gishtat e tjerë, ju jeni një person shumë i rezervuar. Nuk ju pëlqen të ndani mendimet apo ndjenjat tuaja. Jeni paska antisocial, nuk ju pëlqen të flisni me shumë njerëz, apo të njiheni me njerëz të rinj. Arsyeja është sepse mendoni që shumicës së njerëzve, nuk iu zihet besë.

Me njerëzit që flisni ju jeni gjithmonë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë.  Ju urreni kur njerëzit lëndohen për shkakun tuaj, sepse keni një shpirt universal.