Thonë se do të punësojnë 2 mijë kosovarë në Gjermani, kanë kapital vetëm 1 mijë euro

Ramush Haradinaj kërkon hetim për kompaninë gjermane që premton 2 mijë vende pune.

Shtëpia e Kulturës Xhemajl Berisha gjate së enjtes dukej shumë e qetë.

Loading...

Aty kalonin vetëm studentët që e shfrytëzonin bibliotekën edhe qytetarët që frekuentonin atë rrugë.

Por një ditë më parë ky vend kishte krejtësisht tjetër pamje.

Qindra të rinjë prisnin në radhë për të marrë informacione për punësim pasi që një kompani gjermane thuhet se po ofron 2 mijë vende pune në Gjermani.

E pati edhe dyshime mbi veprimtarinë e kësaj kompanie.

Kjo kompani në agjencinë për Regjistrimin e Bisneseve kosovare është regjistruar me 23 tetor të 2018, pikërisht në ditën kur edhe bëri të ditur njoftimin në media për mundësi punësimi në Gjermani.

Kështu i bie që “Kompania gjermane” që ka prezantuar një ditë më parë në Shtëpinë e Kulturës në Prizren është kompani fiktive.

Për këtë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se është duke u hetuar kjo kompani.

Ai tha se organet po merren me këtë çështje, por është ende herët të thuhet diçka. Ai nuk ka mohuar se me këtë po merret edhe Agjencia Kosova e Inteligjencës.
Vox Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës

Mirëpo pavarësisht kësaj deklaratë Policia e Kosovës një gjë të tille nuk e pranon se është duke ndodhur.

Policia e Prizrenit kanë thënë për T7 se nuk ka hapësirë për dyshime, askush nuk është ankuar dhe nuk kanë pse të hetojnë asgjë.

Kurse nga prokuroria e Kosovës nuk kane treguar detaje nëse një hetim është duke u bërë.

E për atë që ndodhi dje kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka treguar se është i habitur.

Ai për T7 ka treguar se dje ka qenë edhe hapja e panairit të punës në komunën e Prizrenit.

Kompania “BSB Aviation” është regjistruar në formën Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK), me kapital prej vetëm 1,000 euro, ndërsa pronar figuron të jetë një person i quajtur Bujar Berisha.

Për mashtrim të rreth 900 personave për viza pune në Gjermani aktualisht po akuzohet deputeti Milaim Zeka, dhe partneri i tij afarist Ilir Krasniqi.

Sipas raportimeve , Zeka dhe Krasniqi akuzohen se me premtimin për sigurimin e një vendi të punës në Gjermani, aplikantët ishin detyruar të paguanin shuma që varionin nga 50 euro e deri në 3,500 euro, mirëpo viza e punës nuk kishte ardhur kurrë.