“The Sun” shkruan për bukurinë e bashkëshortes së Skodran Mustafit

Vjose Kaba është bashkëshortja e mbrojtësit shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi, që thuhet se u martua në fshehtësi dy vjet më parë.

Loading...

Në kohën kur braktisi radhët e skuadrës së Valencias, futbollisti kurorëzoi lidhjen me një fejesë, shkruan revista prestigjioze The Sun.

Ata thuhet se janë njohur njëri-tjetrin për më pak se një vit para se lojtari t’i propozonte martesë.

Megjithatë, ata nuk kanë zgjedhur si yjet tjerë të futbollit që fotografitë e çastit më të lumtur të tyre në jetë t’i shesin për miliona euro.

Mustafi dhe Vjosa patën një ceremoni të vogël, por fantastike në një prej hoteleve të shkëlqyeshme në Venedik.

Ai thuhet se i ka propozuar Vjosës në Gostivar, një qytet në veri të Maqedonisë dhe vendlindja e prindërve të tij.

Vjosa Kaba dhe Shkodran Mustafi (Photo by Chris Jackson/Getty Images for IWC)

Dy vjet më pas, çifti jeton në Londër me dy fëmijët e tyre. Ai bashkëshorten e ka modele, por që vazhdimisht publikon imazhe familjare në llogarinë e Instagramit, ku ka 24 mijë ndjekës.

Ndryshe, Mustafi shënoi një prej golave të barazimit të Arsenalit kundër Manchester Unitedit. /Telegrafi/