Thaçi: Të ndërpritet izolimi i padrejtë i Kosovës

Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës në Gjermani iu ka bërë thirrje deputetëve të këtij shteti që të ndërpritet izolimi i Kosovës. Thaçi ka thënë se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe në NATO
Postimi i plotë i Thaçit në Facebook:
Pata kënaqësinë që në takimin e parë gjatë vizitës në Gjermani të takoj Grupin Parlamentar për Europën Jug-Lindore, i kryesuar nga deputeti Peter Weiss (CDU) dhe ku janë të përfaqësuar të gjitha partitë e Bundestagut. I falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit gjerman për Kosovën, i informova për zhvillimin e Kosovës në konsolidimin e shtetit si dhe u bëra thirrje që të ndërpritet izolimi i padrejtë në të cilin Bashkimi Evropian e ka lënë Kosovën. Para deputetëve theksova se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe se për këtë është e përcaktuar shoqëria kosovare dhe e tërë klasa politike e Kosovës