Thaçi përuroi Qendrën e Kulturës Shqiptare “Sami Frashëri” në Ankara

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Turqisë, e preu shiritin përurues të Qendrës së Kulturës Shqiptare “Sami Frashëri”, në Ankara, që shënon një arritje të madhe të diplomacisë publike dhe përforcimin e lidhjeve me diasporën kosovare.
Ndërtesa e Qendrës së Kulturës Shqiptare “Sami Frashëri” është dhuratë e bashkisë Altındağ, ndërkohë që kjo është qendra e parë kulturore që do të menaxhohet bashkërisht nga ambasadat e Kosovës dhe Shqipërisë dhe do të shërbejë si model për qendra të tjera të ngjashme në vendet ku është përqendruar diaspora jonë.
hashim Thaçi përuroi Qendrën e Kulturës Shqiptare “Sami Frashëri” në Ankara 2
Kjo qendër u krijua 115 vite pas botimit të kryeveprës së Samiut “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e çdo të bëhet” dhe mban, jorastësisht, emrin e lavdishëm të tij.
Ai është një figurë unike intelektuale që çmohet e nderohet jo vetëm nga populli ynë por edhe nga popullit turk, dhe, si i tillë, shërben si një symbol domethënës i lidhjes së fortë historike mes dy popujve tanë.
hashim Thaçi përuroi Qendrën e Kulturës Shqiptare “Sami Frashëri” në Ankara3