Thaçi përfshihet në debatin për ardhjen e Shakirës, ironizon me Bahtirin: Veç mos të na e sjell Cecën e Lepa Brenën

Presidenti Hashim Thaçi ka ironizuar me paralajmërimin e kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri, lidhur me paralajmërimin e këtij të fundit, se në inaugurimin e hapjes së urës që lidhë dy pjesët e qytetit, do të performojë këngëtarja e njohur botërore, Shakira.

Loading...

Besim Dina në emisionin e tij e ka pyetur Thaçin, nëse Bahtiri e ka pasur fjalën për sharkia, apo Shakirën.

Thaçi ka thënë vetëm mos të na e sjell këngëtaret serbe, Cecën apo Lepa Brenën, e a bëhet fjalë për Shakirën a po sharkiat, s’ka shumë rëndësi.