Thaçi për mediat e para që raportuan për UÇK-në: Zëri i vërtetë dhe autentik i luftës së UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan se Radio “Kosova e Lirë” dhe Agjencia e Lajmeve “Kosovapress”, para njëzet vjetëve u bënë zëri i vërtetë dhe autentik i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“ Si institucione të themeluara në luftë, ato më vonë u përshtatën shumë mirë në tregun e lirë dhe sot po japin kontribut në demokratizimin e shoqërisë dhe informimin e qytetarëve”, deklaron Thaçi në rrjetin social Facebook.