Thaçi ofertë për Izraelin: Kosova me Ambasadë në Jerusalem

Izraeli e ka të vështirë të njohë Pavarësinë e Kosovës, edhe pse Hashim Thaçi duket se Qeverisë së Izraelit të udhëhequr nga Benjamin Netaniahu, i ka dhënë një ofertë të mirë që nga zyrtarët atje konsiderohet si joshëse, por vështirë e realizueshme në këtë kohë, përcjell gazetametro.net

Loading...

“Nëse Izraeli e njeh Kosovën, Prishtina si kompensim do ta hapë Ambasadën në Jerusalem”, kjo është pak a shumë oferta për Izraelin e cila vlen për njohjen e Jerusalimeit si Kryeqytet i Izraelit, që është shpallur rishtazi dhe është mbështetur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Këtë ofertë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Izraelit Emmanuel Nason, përcjellë gazetametro.net

“Propozimi i Thaçit i bërë para dy muajsh që thoshte se Kosova të hapë përfaqësinë e vet diplomatike në Jerusalem është hap i mençur sepse kjo do të thoshte shumë për izraelitët”, citon të ketë thënë Dan Orian, Ambasadori i Izraelit me bazë jo rezidenciale në Shkup.

Por kjo ende nuk po mjafton për Diplomacinë Izraelite.

“Pozicioni ynë është krejtësisht i qartë. Nuk do ta njohim Pavarësinë e Kosovës dhe për aq sa e di unë, nuk ka arsye që të ndryshojë qëndrimi ynë. Izraeli është shumë i vetëdijshëm se sa e ndjeshme është kjo çështje për Ballkanin”, citon vestinet të ketë thënë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme t ë Izraelit Emmanuel Nason.

Në Jerusalem mund të dëgjohet se si në qarqet akademike po shtohet gjithnjë e më shumë presioni ndaj Qeverisë së Netanjahut që megjithatë të njihet Pavarësia e Kosovës. Mirëpo, njohja, mendojnë në disa qarqe vendimarrëse, do të ishte ‘goditje me armë në këmbë’ për Izraelin, çështjen e komplikuar me Palestinë dhe dëmtimin e marrëdhëieve bilaterale me Serbinë.

Ajo siç e thotë edhe Ambasadori i Izraelit në Maqedoni, Dan Orian se Prishtina zyrtare tash për tash duhet të kënaqet me përfaqësinë tregtare, për të cilën gjë është njoftuar edhe Qeveria e Serbisë dhe Presienti Vucic. Dan Orian, i cili ka qenë Ambasador me bazë jorezidenciale në Shkup pritet të udhëheq me përfaqësinë tregtare me seli në Prishtinë. /gazetametro.net