Thaçi niset për në Bruksel, thotë se takimi i nesërm me Vuçiqin do të jetë i vështirë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është nisur drejt Brukselit, ku nesër pritet të takohet me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Loading...

Thaçi përmes një postimi në Twitter, ka thënë se do takimi i nesërm do të jetë i vështirë, mirëpo i domosdoshëm.

“Rrugës për Bruksel për një takim tjetër të vështirë me homologun e Serbisë, por të domosdoshëm për të arritur marrëveshjen përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse ligjore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vetëm kjo do të hapë perspektivën e BE-së për vendet tona dhe do të sigurojë anëtarësimin në KB për Kosovën”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/