Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është treguar i ashpër ndaj Qeverisë së Ramush Haradinajt, gjatë adresimit të tij pas takimit që pati në Tiranë me përfaqësuesen e Lartë të BE-së Federica Mogherini.

Thaçi ka thënë se Haradinaj ”duhet të luftojë për një Qeverisje më të mirë, e jo të jap deklarata se unë ndala ndarjen e Kosovës”, njofton Klan Kosova.

Sipas presidentit Hashim Thaçi, ”Kosova nuk është e rrezikuar nga ndarja por nga keqqeverisja”.