Thaçi në një tavolinë me Lushtakun e Gashin në dasmën e Selimit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i ftuar në dasmën e vëllait të Sylejman Selimit.

Thaçi në këtë dasmë është i ulur në të njëjtën tavolinë me Dardan Gashin, zëvendëskryeministër në qeverinë e Ramush Haradinajt dhe Sami Lushtakun, ish-kryetar i Komunës së Skenderajt.

Gashi dhe Lushtaku kohë më parë morën pjesë në festën familjare të zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj. Në këtë aheng që u organizua në odën e Limajt, Gashi dhe Lushtaku së bashku me Endrit Shalën, këshilltarin e Limajt, gjuajtën me armë.

Lexo tjetër  Arrestohet personi që kërkonte të holla në emër të Policisë e FSK-së