Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon intervistimin nga deputetët anëtarë, të komisionit hetimor parlamentar për rastin “gylenistët”.

Në këtë komision po vazhdojnë përplasjet në mes të presidentit dhe deputetëve e në veçanti me deputetin e Vetëvendosjes Sami Kurteshi.

 

 

Presidenti po ka dyshime në vlerësimin e ekspertit ndërkombëtar pasi që sipas tij është mik i Kurteshit.

Deputeti i VV-së ka hedhur shumë akuza ndaj Thaçit ndërsa ky i fundit i ka rikujtuar diçka.

“Mu ke lut si zvarranik në zyrë”, i tha presidenti Kurteshit duke ia përmendur kohën kur është zgjedhur Avokat i Popullit. /Indeksonline/