Thaçi e Veseli të pandashëm, “dosta më të fortë se kurrë”

Ndonëse qarkulluan thashetheme se marrëdhëniet ndërmjet presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, janë dobësuar, kështu nuk po del të jetë.

Miqësia ndërmjet tyre po vazhdon të jetë edhe më e afërt. Thaçi dhe Veseli konfirmuan edhe njëherë se s’kanë kurrfarë inatesh ndërmjet vete.

Loading...

Kryeparlamentari dhe i pari i shtetit qëndruan sot në ‘konakun’ e Ramiz Lladrovcit. Ky i fundit i qarosi me një drekë në shtëpinë e tij në Drenas.

Përpos tyre, të pranishëm ishin edhe disa figura tjera të PDK-së, pas Manifestimin madhështor në Marinë, ku në Kompleksin memorial, vendosëm kurora me lule dhe shprehëm nderim me fjalime dhe homazhe për 157 heronjtë e Kosovës. /Indeksonline/