Thaçi bisedon me kryeministren serbe në Minsk të Bjellorusisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bisedoi të mërkurën me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, në margjina të një konference për sigurinë në Minsk të Bjellorusisë, raporton agjencia serbe e lajmeve Beta, duke u thirrur në mediat bjelloruse.

Sipas burimit të njëjtë, Bërnabiq tha se është biseduar për përparimin në dialogun Beogard-Prishtinë dhe se ajo ka shfaqur shpresën se do të arrihet deri te një marrëveshje, që do të çojë në një stabilitet më të madh të rajonit.

Loading...

Ministri i Jashtëm bjellorus, Vladimir Makej, u tha gazetarëve se Bërnabiq dhe Thaçi, gjatë takimit në Minsk, disa herë i kanë përdorur fjalët dialog dhe kompromis.

“Edhe ky takim është i rëndësishëm. Palët shprehin gatishmëri për dialog. Dhe, dialogu, sipas qëndrimit të Bjellorusisë, është mënyra e vetme për zgjidhjen e të gjitha problemeve”, tha shefi i diplomacisë bjelloruse.